Zbulohet numri i Pogba te Juventus

Është bërë i njohur numri i Paul Pogba në Juventus.

Klubi torinez po përgatit një fanellë me numrin 10 për mesfushorin francez.

Raportohet se paga e Pogbas te Juventusi do të jetë tetë milionë euro në vit, plus dy milionë si bonus.

Në ditët në vijim pritet konfirmimi zyrtar i transferimit të futbollistit te skuadra italiane.

Pogba bëri 20 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar, duke shënuar 1 gol dhe duke bërë 9 asistime. /albeu.com/


Shtuar 7.06.2022 08:56