“Je shëndoshur apo ke bërë operacion”, të pasmet e Madonnës ngrenë dyshime te fansat (FOTO LAJM)

Madonna ka zbuluar se do ti nënshtrohet një terapie rigjeneruese pas vuajtjeve nga operacioni në gju. Mbretëresha e muzikës pop njoftoi përmes rrjeteve sociale se pas 8 muajsh dhimbje të vazhdueshme, tashmë do të nisë trajtimet rigjeneruese, për të shfrytëzuar ditët e karantinës për të rimarrë veten.

Përmes këtij proçesi, 61 vjeçarja do të zëvendësojë qelizat njerëzore me qeliza të reja, në mënyrë që trupit ti kthehet funksionimi normal. Përveç dhimbjes së tmerrshme të gjurit, Madonna thotë se javën e shkuar vuajti edhe nga virusi korona, të cilën tha se e mposhti, madje e kaloi thjesht si një grip më të rëndë.

Por statusin Madonna e shoqëroi edhe me një “belfie”, duke treguar format e saj trupore. Fansat e kanë akuzuar se 61 vjeçarja ka vendosur ose disa kg më tepër ose një impiant në të pasme.


Shtuar 13.05.2020 09:19