Siç e shihet edhe në këto foto, "zbulohet" pasioni i ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, i cili ka shijuar këtë natë të muzikës
rock së
bashku politikanë, njerëz të artit apo rockerë të pasionuar, shkruan Panorama Plus.
Kantautori i njohur
Elton Deda pas gati një viti të kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës këndon “live” fundjavave në këtë club së
bashku me këngëtaret Eneda Tarifa, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj e “The Voice of Albania”, të shoqëruar nga një orkestër e përbërë nga Arjan Gjici Mithat Laro e Land Fusha.
Në fotot e mësipërme, është parë dhe deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli, që me sa duket është një adhurues i muzikës
rock, blues, alternative, pop etj.
Elton Deda i rikthehet jetës së natës pas gati 8 vitesh, kur bashkë me Sandër Gjokën dhe Redon Makashin këndonin në clubin me emër “Tre muskëtierët”. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012,
ora 13:01