Mimoza Shkodra flet për herë të parë për njohjen me Seldin
Lidhja mes tyre filloi muaj më parë, dhe menjëherë u spikat nga mediat.

Këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra pushtuan kryetitujt e mediave rozë lidhur me romancën e tyre, e cila në një intervistë televizive ishte mohuar nga Mimoza.

Në tetor të vitit që lamë pas kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, me ç’rast qarkulluan edhe fotografitë.

Lidhja jonë ka filluar verës, njihemi moti që nga bashkëpunimi ''pare pare'', kemi qenë miq të mirë dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit.

Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimun në muzikë, deri më tani nuk i pengon asgjë tek unë ndjehemi të lumtur të dy.”- tha Shkodra ekskluzivisht për Blic.

Kujtojmë se së fundmi kanë publikuar edhe projektin e tyre ''Dashni'', këngë kjo që vazhdon të pëlqehet dhe të dëgjohet akoma, ku padyshim që në të ardhmen priten edhe projekte të tjera nga dyshja në fjalë.
Shtuar më 09/02/2018, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori