“Më le me një unazë”, e vranë me plumb në kokë në mes të Mykonosit, rrëfimi rrëqethës i të dashurës së shqiptarit: Më thanë zgjohu se…

Pak ditë më parë shqiptari Visar Dakrama alias Julian Kosova, u ekzekutua me plumb në kokë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek.

E dashura e tij me lot në sy ka rrëfyer për mediet se “Jani kishte zemrën e një fëmije të vogël. Ai ishte fëmija im, kështu e quaja. Reagonte si një fëmijë i vogël për shkak të kokëfortësisë, por ishte i mrekullueshëm.”

“Të premten folëm për herë të fundit. Më tha të dua por më pas u inatos për diçka dhe nuk folëm më. Atë natë ishte zënë me një vajzë.”

Ajo shtoi se e njihte vajzën e cila u bë “mollë sherri.”

Për marrëdhënien që 34-vjeçari kishte me autorin, partnerja e viktimës tha: “E dija që komunikonin, që po flisnin… E dija, domethënë mbaj mend që në verë kishin dalë për të pirë. E dija që njiheshin dhe nuk kishin konflikte. Jani donte një jetë të re, nuk donte të ishte më në Mykonos, donte të vinte në Selanik, por nuk mundi”.

Ajo ka treguar edhe si e mori vesh ngjarjen e rëndë.

“Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë “zgjohu” se po flija. Më thanë “e vranë Janin”. Mendova se po bënin shaka me mua, mendova se Jani po bënte shaka me mua. Nuk ishte një shaka. Më pas u informova nga disa të afërm të tij se ka ndodhur vërtet”.

Më herët, në rrjetet sociale, ajo bashkangjitur fotos së tij, shkruante: Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!/Albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 08:09