Milionerët i paguajnë udhëtimet e shtrenjta? Dorina Mema e ka përgjigjen gati
Dorina Mema sidomos viteve të fundit, ia ka dalë të tërheqë vëmendjen maksimale me jetën e shtrenjtë dhe udhëtimet në Arabinë Saudite.

E ftuar në “Glamour Zone” e pyetur mbi udhëtimet e shpeshta në Lindjen e Mesme, si dhe a është e vërtetë që ajo shoqërohet me miliarderë.

Sipas Dorinës, e vërteta është ndryshe. Ajo shprehet se e frekuenton këtë vend, për kënaqësinë e shpirtit dhe gjendet më pranë islamit.

Ester Bylyku: “Gojët e liga çfarë nuk thonë për ty dhe udhëtimet në Arabi? Kush është e vërteta e këtyre udhëtimeve? Shkon për qejf ?”

Dorina Mema:”Atje kam marr leksionet e jetës sime dhe kam fituar leksionin bazë, islamin. Gjysmën e ditës e kaloj me një hoxhë, që është daja i vajzës së ministrit të brendshëm, që është shoqja ime e ngushtë.” /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2019, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori