Miliona dollar që Meghan të rikthehet në serial, çfarë vendosi dukesha
Ditët e fundit në mediat britanike ka qarkulluar lajmi se me shumë mundësi Meghan Markle do t’i rikthehej aktrimit.

Burime pranë “NBC Universal” bënin me dije që ishin gati të paguanin miliona dolllarë që Meghanrikthehej në “Suit”.
Sipas Mirror ekzistonte mundësia që dukesha e Sussex të rishfaqet në serialin që e bëri të njohur dhe paratë do të shkojnë për shoqatën e bamirësisë që do e zgjidhte vetë ajo.

Skena vetëm pak minuteshe do të xhirohej në Angli, dhe shtatzënia nuk do ishte fare problem sepse Meghan e la personazhin e saj, Rachel, kur u martua me Mike Ross, ndaj edhe skenari do të përshtatej në këtë rast.

Por mesa duket, ky nuk do te jetë rasti.
Por, sipas një burimi zyrtar për mediat e huaja, thuhet se 37-vjeçarja nuk e ka në plan dhe ka vendosur të mos i rikthehet ekranit.

Duket se dukesha i ka mbyllur hesapet njeherë e mirë me aktrimin.
Shtuar më 10/01/2019, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori