Stuhi shiu, rrufe dhe …, parashikimi i motit për ditën e enjte

Dita e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, e intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në mesdite dhe pasdite reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e  shtrëngatave shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe bresher.

Era do të fryjë me nga  me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varënsirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 në zonat malore 14 deri  25°C                                                                                                                         

në zonat e ulëta 16 deri 31 °C                                                                                            

në zonat bregdetare 18 deri 30°C


Shtuar 14.06.2023 16:33