Myku dhe lagështia janë të rrezikshme për shëndetin, kjo mënyrë i zhduk menjëherë

Mund të bëjnë një rrëmujë të vërtetë!

Meqenëse po na vijnë shumë shpejt temperaturat e ulëta, pos shfaqjes së ftohjes dhe gripit, në shtëpitë tona gjithashtu mund të shfaqen lagështia dhe myku.

Kjo mund të jetë shumë e pakëndshme për familjarët, aq më parë për ata që janë alergjikë.

Ekspertët këshillojnë disa gjëra që mund të parandalojnë shfaqjen e lagështirës dhe mykut në shtëpitë tuaja:

• hapja e dritares disa herë gjatë ditës
• uljen e temperaturës mbi 14 gradë Celsius
• përdorimi i një dehumidifikuesi në zonat me lagështi të tepërt
• kontrolle të shpeshta të vendeve të mundshme me lagështirë
• Pastrimi i rregullt i të gjitha ajrosjeve në shtëpi dhe zonave kritike

Në qoftë se vëreni që është shfaqur myku në mure, sipas mendimit të ekspertëve, ja si mund ta eliminoni:

Përdorni sprej uthulle të bardhë të distiluar, ujë të valuar dhe sodë bikarbonati dhe spërkateni me të vendet kritike.

Gjithashtu, nëse në rroba apo në mobilie vëreni “pika të imëta të njoma në formë fjollash”, lajini menjëherë. Megjithatë, nëse ju ose një anëtar i familjes ka alergji dhe kolla e vazhdueshme nuk ndalet, atëherë është koha për të kërkuar ndihmë profesionale.

Përveç vizitës te mjeku, mund të telefononi edhe ekspertë që do të heqin zonat kritike duke hequr, lyer dhe zbardhur.


Shtuar 9.11.2022 20:49