Miliarda në mes, këto janë divorcet më të shtrenjta në histori
Pëlqej
CEO i Amazon, Jeff Bezos – njeriu më i pasur në botë – do të divorcohet nga gruaja e tij prej 25 vitesh, Mackenzie. Bezos vlen më shumë se $137 miliardë dhe edhe nëse pasuria nuk ndahet në mënyrë të barabartë mes dyshes, mund të zërë vendin si divorci më i shtrenjtë në histori.

Sidoqoftë, deri kur ndarja të finalizohet, tani për tani, këto janë pesë divorcet më të shtrenjtë.

Dmitry Rybolovlev dhe Elena Rybolovleva, $4.5 miliardë

Pas një beteje ligjore gjashtë vjetore, miliarderi rus Dmitry Rybolovlev u urdhërua nga gjykatat zvicerane t’i jepte ish bashkëshortes $4.5 miliardë.

Jocelyn Wildenstein dhe Alec Wildenstein, $2.5 miliardë

Kur Jocelyn Wildenstein, e njohur në Neë York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti, përfitoi plot $2.5 miliard dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua $100 milionë për 13 vitet në vijim.

Bernie dhe Slavica Ecclestone, $1-$1.2 miliardë

Divorci i vitit 2009 mes Bernie Ecclestone, drejtues i një kompanie makinash garash në Britani dhe gruas së tij, modeles sllave Slavica, konsiderohej si një prej më të shtrenjtëve në histori. Është ende e paqartë sa përfitoi ish-bashkëshortja e tij, por përflitet për një shifër mes $1 dhe $1.2 miliardë.

Steve dhe Elaine Wynn, $1 miliardë

Steve Wynn, i angazhuar në biznesin e kazinove, akuzuar disa herë për ngacmim seksual, u martua me Elaine-n, dy herë, nga 1963 deri më 1986 dhe nga 1991 deri më 2010. Hollësirat e divorcit u mbajtën të fshehta, por përflitet për $1 miliardë.

Harold Hamm dhe Sue Ann Arnall, $975 milion

Harold Hamm, manjat i karburanteve, i dha ish bashkëshortes së tij, Sue Ann Arnall $975 milionë pas ndarjes.

Shtuar më 10/01/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori