Miley Cyrus është martuar? Ja dedikimi që i bën babai (FOTO LAJM)

Babai i këngëtares së famshme Miley Cyrus, Billy Ray Cyrus ka bërë që mediat sociale të thurin lajme konspirative lidhur me vajzën e tij.

Babai i këngëtares ka publikuar në Instagram një foto të së bijës ku komentuesit pyesin nëse ajo është bërë tashmë zonja Hemsworth.

Jam shumë i lumtur...që ti je e lumtur" -shkruan ai bashkangjitur një fotoje të Mileyt duke qeshur dhe me fustan të bardhë.

Shumë nga ndjekësit e kanë marrë këtë si konfirmim se këngëtarja 24-vjeçare mund të jetë martuar me të fejuarin e saj prej një kohë të gjatë Liam Hemsworth.

Çifti fillimisht u fejua në vitin 2012 për tu ndarë në 2013 dhe më oas u rikthyen bashkë në Janar të këtij viti. /Albeu.com/

Shtuar më 11/03/2017, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori