Miley Cyrus pas fotove nudo ngacmon më tej
Këngëtarja mjaft problematike Miley Cyrus është parë në shoqërinë e shumë meshkujve që nga koha kur u raportua se u nda nga i dashuri Patrick Schwarzenegger. Siç raporton amerikania TMZ, Miley ishte e pranishme në një festë në Los Angeles, ku u pa duke u puthur me supermodelen Frankie Rayder, fotografin Mert Alas, ndërsa ndau përqafime të zjarrta edhe me supermodelen Cara Delevingne.

Duket se ajo nuk ka ndërmend të humbë asnjë minutë nga koha e saj e çmuar. Deri diku strategjia e saj është kuptuar, pasi ajo dëshiron që me çdo kusht të jetë në qëndër të vëmëndjes. Pas ndarjes, ajo edhe më shumë poston në rrjetet sociale foto nudo dhe kjo gjë është kthyer në normalitet. Pavarësisht kritikave që vijnë nga kolegët e saj, ajo nuk ndalet. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori