Miley Cyrus kalon pritshmëritë, pozon nudo brenda një arkivoli (FOTO LAJM)

Miley Cyrus ka shokuar fansat duke pozuar nudo brenda një arkivoli. Këngëtarja 27-vjeçare shfaqej duke mbuluar gjoksin me duar, ndërsa mbante një paruke të verdhë. Fotografi Vijat Mohindra do të publikojë një libër me punimet e tij dhe të ardhurat për shitjet do të shkojnë për fondacionin “Happy Hippie” që ndihmon të rinjtë LGBT që janë të pastrehë.

Libri përfshin 50 fotografi të realizuara nga Mohindra dhe do të shitet për 50 dollarë. Personazhe të tjerë të famshëm që kanë pozuar për Mohindrën janë Paris Hilton, Nicki Minaj, Gwen Stefani etj. Ndërkohë, Miley pritet të publikojë dhe albumin e saj më të ri “Plastic Hearts” në fund të këtij muaji.

Në një postim në rrjete sociale, ajo bëri me dije se albumi që do të publikohet me 27 Nëntor zbulon sekrete nga jeta e saj personale dhe ngjarjet dramatike gjatë kohëve të fundit.
Shtuar më 10/11/2020, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori