Ibrahimovic nuk njeh limite, stërvitet edhe gjatë pushimeve (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic pas përfundimit të sezonit ka vendosur të shijojë disa momente pushimi me bashkëshorten e tij, Helena Seger.

Çifti është parë në brigjet franceze në një jaht luksoz.

Por Ibra nuk është si të tjerët dhe këtë e tregon në çdo vend.

Suedezi edhe pse me pushime, sërish është stërvitur, madje edhe në jaht.

Ibrahimovic është në pritje të rinovimit të Milanit dhe mesa duket nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur, por të jetë në formë.


Shtuar 6.08.2020 16:54