12 viktima dhe 568 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, nga 3.594 testime të realizuara, 568 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu, 293 është numri i pacientëve të shëruar./albeu.com


Shtuar 3.11.2021 22:26