Xavi: Kjo Barcelonë mund të fitojë Europa League dhe të kthehet në Champions

Në konferencën përpara sfidës ndaj Galatasaray në Europa League, Xavi është shprehur optimist për objektivat që ka ai dhe klubi.

“Ndjesitë që perceptuam në ndeshjen e dyfishtë ndaj Napolit na dhanë shpresën për të bërë shumë mirë në këtë kompeticion. Duam të ecim përpara, të vazhdojmë në momentin tonë pozitiv dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje. Duhet të fokusohemi në modelin tonë të lojës, sepse kjo është ajo që na lejon të arrijmë rezultate pozitive.”

Xavi më pas flet për objektivat e Barcelonës.

“Ne kemi dy objektiva. E para është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm ndërsa e dyta është fitimi i Europa League. Dy objektivat mund t’i ndejkim vetëm duke bërë mirë në ligë. La Liga për ne duhet të jetë termometri për të kuptuar nëse puna që po bëjmë është e duhura.”

Gjithashtu Xavi u pyet edhe rreth Haaland, për zërat e merkatos që flasin se Barcelona është në ndjekje të tij.

“Haaland? Është një sulmues fantastik, një ndër më të mirët në qarkullim.

Nuk jam këtu të flas për merkaton por di të them se asnjë lojtar nuk i ka thënë ndonjëherë jo Barcelonës. Që në kohën kur unë kam luajtur, çdo lojtar që Barcelona ka dashur, e ka marrë.

Drejtuesit bëjnë gjithmonë një punë të mirë në merkato, kam besim se Barcelona do të bëhet një ekip akoma edhe më i fortë, me lojtarët që ndodhen këtu aktualisht por edhe me afrimet që do të bëjmë”, është shprehur Xavi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.03.2022 14:28