Nga Franca dhe Anglia janë të sigurt, Antonio Conte ka arritur akordin me PSG

Në Francë dhe Angli nuk kanë më dyshime: Antonio Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së ku do të zërë vendin e Pochettino.

Sipas “Le Parisien”, trajneri italian është totalisht i sigurt për kalimin e tij në Francë, edhe pse kontrata e tij me Tottenham skadon në vitin 2023.

“The Sun” ka shkruar më tej, duke sugjeruar një listë yjesh që Conte do të marrë vete në PSG, si Lukaku, Pogba dhe Rashford./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 19:17