Mike apo rivale? Ilda Bejleri dhe Bora Zemani shtyhen kokë më kokë në stadium (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pak kohë më parë qarkulloi lajmi se mes gazetareve sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri miqësia ishte krisur për shkak të ndryshimeve në prezantimin e emisioneve, ku Bora do të jetë në drejtimin e emisionit që dikur drejtohej nga Ilda.

Por mesa duket mes vajzave miqësia vijon e njëjtë dhe një fakt i tillë vihet re në foton e publikuar nga bukuroshja Bora Zemani. Vajzat duken mjaft të afërta më njëra-tjetrën në këtë foto, të cilën ato vetë janë kujdesur që t’i lënë hapësirë fantazisë së fansave me komentin shoqërues përbri.

Fotografia është publikuar nga Bora, e cila përbri saj shkruan: “Varet nga këndvështrimi Ilda Bejleri”.

Disa prej komentuesve shkruanin se dy bukuroshet e gazetarisë sportive “po shtyhen kokë më kokë, kush është më e bukur, unë apo ti?”. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori