Mihrie Braha: Ja skenari për ndarjen time me Naimin
Mihrie Brahja i është rikthyer skenës, me një këngë që ka në qendër dështimin e një dashurie, që vetë ajo kurrë nuk e ka provuar. Në një intervistë për “Bluetooth”, këngëtarja tregon edhe për fillimet e historisë me bashkëshortin e saj, duke thënë se ka pasur shumë njerëz të rrethit të saj që kanë dashur t’i ndajnë.

Fillimet kanë qenë të vështira. Unë dhe Naimi kemi thyer edhe disa tabu. Ne të dy kemi nisur të bashkëjetojmë në 1984 dhe në atë kohë gjërat ishin ndryshe.

Në atë kohë nisën shumë thashetheme, derisa ne të dy ia shpjeguam vetë familjeve tona sesi qëndronte e vërteta.

Pse jo, ka pasur edhe skenar për ndarjen tonë. Njerëz të rrethit tonë kanë thënë që Naimi dhe Mihria duhet të ndahen. Megjithatë të gjitha këto i përkasin të shkuarës tani. Sot ne jemi një familje e lumtur dhe vazhdojmë të duhemi si ditën e parë”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2016, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori