Michelle Rodriguez kërcënon se do heqë dorë nga "Fast and Furious" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Michelle Rodriguez është një nga aktoret më të pëlqyera në botë sidomos për rolet e saj në serinë filmikeFast and furious”.

Por ajo ka shprehur se është gati të heqë dorë nga “Fast & Furious” në rast se nuk angazhohen më shumë femra në filmat e radhës.

38-vjeçarja, e cila ka qenë pjesë e gjashtë prej tetë filmave të deritanishëm, ka portretizuar rolin e Letty Ortiz.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka kërkuar që më shumë aktore të jenë pjesë e këtyre serive filmike.

“Shpresoj të shfaqin pak dashuri ndaj femrave në filmin e radhës ose ndoshta do të më duhet t’i them lamtumirë një serie të dashur filmike.

Ka qenë një rrugëtim i mirë dhe jam falënderuese për mundësinë që ma kanë dhënë fansat dhe studioja gjatë këtyre viteve… Një dashuri”, ka shkruar aktorja. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori