Michelle Obama sapo bëri urimin më të ëmbël për bashkëshortin e saj (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dita e djeshme ka qenë festë për ish-Presidentin e Amerikës dhe familjen e tij sepse Barack kishte ditëlindjen.

Ai mbushi 56 vjeç teksa festonte mes miqve në Massachusetts.

Torta e ditëlindjes ende nuk kishte arritur, por bashkëshortja e ish-presidentin amerikan, Michelle e ka uruar me tortën e 13 viteve më parë teksa Obama frynte qirinjtë me dy vajzat, Malian dhe Sashan.

Ish-Zonja e Parë e Amerikës ka shkruar edhe një mesazh romantik në llogarinë personale në Instagram.

“Edhe një vit më i madh, por po i njëjti djalë fenomenal me të cilin jam martuar rreth 25 vjet më parë. Gëzuar ditëlindjen Barack Obama, ne të duam shumë!”, ka shkruar Michelle në Instagram.

Urimit të saj i janë shtuar edhe shumë urime të tjera të njerëzve që e vlerësojnë shumë Obamën. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2017, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori