Michelle mbush 49 vjeç
Michelle Obama
Michelle Obama ka zgjedhur të dhurojë në 49 vjetorin e lindjes së saj. Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, zgjodhi të hapë një tjetër profil në Twitter për të qenë më pranë fansave të saj.

49-vjeçarja debutoi me profilin e saj “Flotus” (akronim për Zonjën e Parë të SHBA), në rrjetin social dhe statusi i parë ishte një urim për ditëlindjen. Ky profil do të përdoret nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, por veç tyre do të shkruajë edhe Michelle nën siglën –MO (Michelle Obama).

profilin personal, Michelle numëron mbi 2.5 milionë ndjekës, ndërkohë që sa për detajet, ato mbeten për t’u zbardhur se si do të festohet në familjen presidenciale ditëlindja e Zonjës së Parë.
Shtuar më 18/01/2013, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori