Mezi po e prisni, Ledri Vula zbulon datën e publikimit të videoklipit (FOTO LAJM)

Ishte ndër më aktivët në Instagram, kur krejt papritur Ledri Vula fshiu çdo postim nga llogaria e tij. Fansat e parashikuan se shumë shpejt do të shihnim një projekt të ri nga Ledri, nisur nga strategjia e njejtë që Dua Lipa ndoqi para publikimit të albumit.

Reperi do të publikojë një tjetër këngë, klipi i së cilës pritet të jetë i një standarti që nuk është parë më herët në tregun muzikor shqiptar. Ka qenë vetë Ledri ai që së fundmi ka zbuluar datën e lamçimit të projektit. “1 shkurt”, ka shkruar ai në një status në Twitter, shkruan Prive.
Shtuar më 26/01/2020, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori