VIDEO/ Mbi 200 të arrestuar, dalin pamjet e megaoperacionit “Tempulli”, kontrolle nga toka dhe nga ajri

Policia e Shtetit ka zhvilluar një megaoperacion të shtrirë në të gjithë vendin, pas hetimeve disamujore, për arrestimin e personave që shpërndajnë lëndë narkotike.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni i koduar “Tempulli”.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente, janë ekzekutuar 216 masa sigurie dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas.

Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar:

-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);

-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

Lexo edhe: Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, kanabisi erdhi nga Kanadaja i paketuar në konserva peshku

-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

Megaoperacioni vijon./albeu.com


Shtuar 14.09.2023 17:53