Mesazhi rënqethës i mikes së ngushtë të Adelës: O Zot ma kthe!
Vdekja e parakohshme e gazetares Adelajda Xhamani ka prekur shumë zemra.

Ama më shumë se të gjithë këtë ikje e vuajnë familjarët dhe miqtë e afërt.

Edhe mikja e saj më e ngushtë balerina e njohur Isida Mollaymeri ka shkruar pasditen e sotme një mesazh mjaft të ndjerë e prekës për Adelën.

Ja çfarë shkruan Isida: “O zot të përgjërohem kujdesu për të! Ti gjithmonë thojë se unë jam e fortë… a do të mundesh të më falësh që sot jam përtokë? A do të më falësh që sot s’po duroj dot? A do mundem unë të të fal që ike nga kjo bot녔

“Shpirti po më qan e zemra po më pushon… një pjesë e imja nuk jeton më, një A e imja u shua. Adela ime, e bukura ime, sa vlerë ka të të them se do më mungosh shumë, kur jam e pazonja, e pafuqishme të të çoj nga ky krevat i shëmtuar, të të çoj që të të përkëdhel flokët e tu të bukur. Unë po të thërras e ti s’po më dëgjon… thaçka jote sot ka nevojë për ty, ka nevojë që ti të më kthesh përgjigje!”, – vazhdon më tej Isida.

“O Zot pse na e more… O Zot ma kthe!”, – e ka mbyllur mesazhin e saj balerina e njohur.
Shtuar më 29/10/2017, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori