Mesazhi prekës i aktores Hajrie Rondo: "Jeta është e bukur dhe duhet jetuar" (VIDEO)
Aktorja Hajrie Rondo është rikthyer në skenën e teatrit me dramën shqipe “Tre Dhëndurët”, pas betejës me sëmundjen e rëndë. E ftuar në emisionin e pasdites, në Televizionin Klan, “Rudina”, aktorja ka treguar kalvarin e vuajtjeve në luftën ndaj sëmundjes. Gjithashtu, ajo tha se edhe gjatë premierës së shfaqjes “Tre Dhëndurët” ishte me kimioterapi.

"Unë jam në fazën e mjekimit, me kimioterapi. Kam bërë ndërhyrje kirurgjikale të zorrës së stomakut. Kjo më dobësoi dhe nuk e mora dot veten, por luftoj, luftoj aq sa unë kam në dorë, sa mund të bëj. E para është optimizmi, që është gjëja më e mirë, pastaj ushqyerja, këshillat me mjeken. Të gjithë mjekët më thonë: shikoje jetën me ngjyra të bukura”.

Aktorja dha edhe një mesazh për të gjitha femrat shqiptare: “Femrat të bëjnë kontrolle sa më të shumta, që ta kapin në kohë. Kjo është dhe porosia dhe këshilla e gjithë mjekëve. Tek mua rezonanca manjetike tregoi një masë që duhej bombarduar, që të luftohej. Në këtë sëmundje, me mijëra njerëz me kanë mbështetur dhe kjo është një terapi. Ngjitja ime në skenë ishte për të dhënë një mesazh me këtë rol, kush ka rëndesa të tilla dhe në veçanti grave që të luftojnë, ta mbajnë jetën me dhëmbë. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar”. /albeu.com/


Shtuar më 27/10/2016, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori