Marrja e detyrës së Presidentit nga Bajram Begaj, reagon Rama: Për hajër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” pas marrjes së detyrës së presidentit nga Bajram Begaj.

Rama ka ndarë disa pamje nga  betimi në Kuvend e deri te ceremonia e marrjes së detyrës së Bagajt ku shkruan “Për hajër”.

Kujtojmë që Begaj ishte një emër i propozuar nga mazhoranca dhe u votua në Kuvend po ashtu nga mazhoranca, me opozitën që nuk mund të propozonte një kandidat dhe në fund nuk mori pjesë në votim.

Sot la detyrën Ilir Meta, një president i cili ka pasur disa përplasje me mazhorancën dhe kryeministrin Rama gjatë 5 viteve të ushtrimit të detyrës së tij./albeu.com