Mesazhi i fundit i Cheryl për babin e ri Liam Payne, do ju prekë pafund

Pëlqej
Kur gjithcka u be publike cifti shkaktoi mjaft polemika për shkak se Liam Payne është 23 vjec ndërkohë që bashkëshortja e tij Cheryl 33 vjec.

Por ka vetëm pak kohë që familjes së tyre i është shtuar i vogli Bear i cili sic duket ua ka zbukuruar jetën.

Cheryl ishte ajo qw i kushtoi një homazh të ëmbël të dashurit dhe babait të fëmijës së saj Liam Payne, ndërkohë që festuan për herë të parë Ditën e Baballarëve.

Bukuroshja 33 vjeçare postoi në Instagram një foto të këngëtarit, së bashku me dedikimet e rastit.

Ajo e cilësoi si “babain më të mirë në botë” dhe tha që “e adhuron”, por këto ishin vetëm homazhet e dorës së dytë.
Pjata e fortë e ditës natyrisht është lavdërimi për babain Liam dhe jo të dashurin, duke thënë se “mënyra si Bear të shikon tregon gjithçka”.

/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori