Meryl Streep kërkon ekskluzivitetin e emrit të saj
Aktorja Meryl Streep, një ikonë e kinematografisë amerikane, ka nisur procedurat për ta shndërruar emrin e saj në një markë, që të ketë ekskluzivitetin e përdorimit të tij.

Në dokumente thuhet se kërkesa bëhet që emri Meryl Streep të bëhet markë për shërbime spektakli, shfaqje në filma, angazhime për të folur në publik dhe autografe.

Aplikimi do të t’i japë aktores ekskluzivitetin e përdorimit të emrit të saj në industrinë e spektaklit, duke e mbrojtur në këtë mënyrë nga përdorimi komercial.

Aktorja 68-vjeçare, javën e parë arriti një rekord, mori nominimin e 21-të në “Oscar”, për rolin në “The Post”. Streep ka fituar 3 “Oscar”, 3 “Emmy” dhe 6 “Golden Globes” gjatë karrierës 40-vjeçare në skenë, ekran dhe televizion.

Nuk dihet ende se përse Streep po vepron në këtë mënyrë. Por, nuk është e vetmja që mbron emrin e saj. E kanë bërë dhe shumë të tjerë, si Taylor Swift, 50 Cent, Beyonce për të bijën Blue Ivy, Donald Trump, Charlie Sheen, Paris Hilton. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2018, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori