Merr fund "sherri" mes Ledri Vulës dhe Shaolin Gang, sqarohen reperët
Ledri Vula dhe Shaolin Gang u kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve.

Ledri Vula, DJ Blunt dhe Real 1 ka kohë që përfliten për prishje të raporteve mes tyre.

Artistët që më parë kishin bashkëpunuar edhe për projekte muzikore, tashmë i kanë lënë pas mosmarrëveshjes.

Ledri Vula në një intervistë që ishte së fundi tha se nuk ka ‘beef’ me Bluntin dhe Real 1, përkundrazi tha se i ka shumë simpatik.

Pas kësaj, reperi Real 1 përmes disa videove thotë se është kry ‘beef-i’ mes tyre.

“Mas kësaj interviste që ke folë në Klan, beef-i u kry babo, më nuk kemi send. Qysh kena dalë edhe të kena sha publikisht, edhe tash po dal edhe po të them ka përfundu, u kry babo”, janë fjalët e tij.
Shtuar më 03/07/2020, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori