Merr fund historia e dashurisë së Ilda Kronit me aktorin e pasur të serialeve indiane (FOTO LAJM)

Aktori indian mjaft i pasur, Ashish Kapoor, është shumë i njohur në Shqipëri jo vetëm për rolin e tij në serialin “Sarasvatiçandra”, por edhe për lidhjen me modelen shqiptare, Ilda Kroni.

Lidhja e tyre u zbulua dy vite më parë dhe çifti dukeshin shumë të dashuruar, pasi postonin foto pa fund ku ndanin momente nga lidhja e tyre e mrekullueshme.

Madje, në një intervistë për emisionin “Rudina”, Ashish Kapoor, i njohur si “Kabir”, premtoi se do të vinte në Shqipëri së bashku me Ildën, për të dëshmuar se ata kishin plane të mëdha në çift.

Në fillim të këtij viti çifti u përfol për ndarje me konflikt dhe sherr, por më pas ata i mohuan lajmet duke postuar sërish foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Por kanë kaluar disa muaj dhe ata nuk po i shohim më bashkë.

Madje, aktori dhe modelja nuk ndiqen më në rrjete sociale, që dëshmon faktin se ata nuk kanë më lidhje me njëri-tjetrin. Nuk dihet ende nëse kjo është një krizë në çift apo ata i kanë dhënë fund marrëdhënies përfundimisht, fakt që pritet ta tregojnë secili prej tyre.

Kujtojmë që showbizi i botës indiane të Bollywood-it e shndërroi në telenovelën e lajmeve rozë para dy vitesh historinë e dashurisë së aktorit më të pëlqyer të momentit, Ashish Kapoor, dhe modeles nga Shkodra, Ilda Kroni.

Ata konsideroheshin çifti i momentit, duke pushtuar kopertinat e revistave me fotot e tyre romantike, edhe pse kishin vetëm 8 muaj bashkë.

Për karrierën si modele dhe ofertat nga kinemaja indiane, lidhjen me 35- vjeçarin Ashish Kapoor (që e njohim si Gautam Rode në serialin “Saraswatichandra”) dhe të tjera sekrete për të depërtuar mes të famshëmve të Bollyvood, pjesëmarrësja e Shqipërisë në “Miss Universe 2014”, Ilda Kroni, i rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” fiks para dy vitesh, kur historia e tyre pushtoi mediet.

Por tashmë kjo lidhje showbizzi ka përfunduar, pasi aktori indian Ashish Kapoor është ndarë nga modelja shqiptare Ilda Kroni, në rrethana krejtësisht misterioze. Ashish Kapoor u bë i njohur në Shqipëri nga roli i Kabirit në serialin “Sarasvatiçandra”.

Ai dhe Ilda tani nuk janë më bashkë, nuk kanë postuar më foto me njëri-tjetrin dhe madje Ashish nuk e ndjek më Ildën në “Instagram”.

Por çfarë ndodhi që çifti i dha fund lidhjes së bukur që kishin krijuar, pasi kalonin 24 orë në 24 bashkë dhe madje e kishin bërë lidhjen familjare?

Pas lajmeve që raportonin ndarjen e tyre, Ashish, me një postim në “Instagram” pak kohë më parë, vendosi të tregonte arsyen pse ata nuk ishin më bashkë.

“Mund të jesh me dikë çdo ditë dhe prapë të mos e dish kush është ajo në të vërtetë derisa vendosesh në një situatë ku duhet të marrësh vendime të vështira. Koha nuk e cakton vendin që ke në jetën e dikujt, rrethanat po”, shkruhej në postimin e aktorit.

Flitet se çifti u konflikuan për herë të parë në fillim të këtij viti për shkak të mosmarrëveshjeve dhe xhelozisë, ndërkohë që situata u bë më e vështirë për faktin se ata ishin prezantuar te familjet e njëri-tjetrit.

Pas disa vitesh jetese dhe karriere në Greqi, Ilda ka qenë pjesëmarrëse e garave të bukurisë dhe modës në Shqipëri. Më pas u vendos në Indi, ku dhe arriti të njihej nga afër me njerëz të famshëm dhe pasanikë në botën e Bollywood-it. ‘E vërteta është që më ka ndodhur të njoh disa nga puna që bëj.

Kam pas disa bashkëpunime me të famshmit indianë, por më shumë pas lidhjes me aktorin Ashish Kapoor, i kam njohur shumë nga afër. Mund të them, që janë shumë ndryshe nga si i njohim nga ekrani dhe me disa prej tyre kam kontakte’.

ILDA DHE KAPPOR, NGA FLIRTI NË NJË EVENT BOLLYVOOD-I TE BASHKËJETESA NË INDI

Në fillim të vitit 2018, Ilda Kroni rrëfeu për gazetën ‘Panorama Plus’ detaje nga lidhja e bukur dhe famoze me një nga yjet e serialeve indiane, që publiku shqiptar e ka njohur me rolin e tij në “Saraswatichandra”.

‘Jemi në një lidhje tetëmujore tashmë. Ne jemi njohur nga disa miq të përbashkët në një event ku ishim të ftuar të dy. Aty lindi gjithçka!”.

Pyetjes se ‘Kemi parë në rrjetet sociale, që i dashuri ju bën shumë dedikime dashurie e nëse kishin bërë plan të të martoheshin” ajo iu përgjigj: ‘Të dy besojmë që ku ka ndjenja, s’ka pse të fshihen. Ndërsa për martesë s’kemi bërë plane, sepse është një propozim që të vjen surprizë aty ku nuk e pret. Janë shumë gjëra që më tërheqin tek ai, por ato që unë vlerësoj më shumë janë thjeshtësia e tij dhe tendenca për t’i bërë të gjithë njerëzit e lumtur. Ashishi, edhe pse vjen nga familje e fortë dhe e pasur, asnjëherë s’e ka përdorur, por ia ka nisur karrierës së tij vetëm dhe nga e para. Dhe në këto momente arritjet e tij janë shumë të mëdha, kështu që pa diskutim është djalë i fortë dhe i pavarur’.

Pyetjes se sa e ndjente ndryshimin e kulturave kur takoheshin me të afërm apo kur dilte me shoqërinë e një aktori kaq të njohur në Indi, ajo i përgjigjej: ‘Ndryshimet e kulturave sigurisht janë të shumta, por kultura e tyre është shumë pozitive dhe optimiste, ndërsa të afërmit dhe shoqëria e tij janë shumë të ngrohtë me mua’.

Në lidhje me pagesat e saj si modele, ajo tregoi: ‘Sa për pagesat e mia, ato janë të larta dhe shumë të mira, ngaqë agjencia që punoj gjithmonë bën një promovim shumë të mirë mbi punën time. Ofertat këtu janë të shumta, por akoma s’e kam vendosur nëse nga modele të kthehem një aktore, ose t’i bëj të dyja njëkohësisht. Por, për momentin, po punoj për përvetësimin e gjuhës’.

Lind pyetja, jashtë punës, a ia kalon bukur në Indi dhe çfarë nuk i pëlqen në stilin e jetës indiane një vajze shqiptare si ajo?

‘Jeta këtu është shumë ndryshe, por më pëlqen, se gjithmonë në çdo shtet shoh gjërat që më bëjnë të lumtur’, tha ajo.

Ndërkohë, pas ndarjes, modelja ka shtuar postimet e saj si modele duke u treguar ndjekësve se jeta e saj vazhdon njësoj si më parë, pasi pas çdo fundi ka një fillim të ri./Panorama.plus
Shtuar më 25/10/2020, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori