“Beteja” për kreun e rreziku polak

Tre favoritët e Grupit E do të zbresin në fushë të enjten, në një raund që ngjan shumë me vendimtar.

Sigurisht, rrugëtimi për të prerë biletën për kualifikim është i gjatë dhe fsheh befasi, por dy ndeshjet që do të luhen në 7 shtator kanë një peshë të madhe, sidomos ajo në Pragë mes kryesuesve të Republikës Çeke dhe Shqipërisë.

Me një pikë më shumë pas tre ndeshjeve të para, skuadra e Jaroslav Silhavy me një fitore do të merrte një shkëputje të rëndësishme, por në këtë rast kuqezinjtë do të arriheshin me shumë mundësi edhe nga Polonia në vendin e dytë.

Polakët e Leëandoëski kanë për të luajtur në të njëjtën orë me Shqipërinë, në shtëpi, kundër Ishujve Faroe.

Të vetmen fitore, skuadra e Fernando Santos e ka kundër kuqezinjve, në debutimin e teknikut Sylvinho. E për më tepër tre ditë më pas do të përsërisin sfidën me Shqipërinë, por në Tiranë.

Një kalendar mjaftueshëm për ti kthyer në pozita pretenduese e një motivim për të mos bërë hapa fals ndaj Ishujve Faroe. Kështu, të enjtejn luhet për vendin e parë, me rrezikun polak pas shpine…


Shtuar 6.09.2023 11:33