Merr fund armiqësia, Aguilera dhe Gaga bashkë në skenë (FOTO LAJM)

Prej shumë kohësh ata janë konsideruar si armike të betuara të njëra-tjetrës, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme kanë vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë për dy diva si Lady Gaga dhe Christina Aguilera, të cilat kanë lënë mënjanë të gjitha fjalët dhe kanë performuar së bashku ne skenën e "The Voice". Christina i është bashkuar Gagës në interpretimin e këngës së saj më të re "Do What U Want". Ato janë shfaqur të dyja me një look të veçantë, ndërkohë që te Christina binin në sy flokët e mëdhenj.

Gjatë performancës Chrsitina ka mbështetur kokën e Lady Gagës mbi krahërorin e saj. Sipas mediave të huaja të dyja këngëtaret kanë qenë mjaft të ngazëllyera kur morën vesh për këtë bashkëpunim dhe e kanë pritur me padurim. Ashtu siç u pa dhe natën e spektaklit ata shkëlqyen me të vërtetë me paraqitjen e tyre.

Përsa i përket armiqësisë së përfolur mes këngëtareve, thuhet se mospëlqimi mes tyre ka nisur në njhë kohë kur Gaga akoma nuk kishte fituar famën e tanishme dhe Christina ishte përpjekur të vidhte stilin e saj të paraqitjes. Kjo në një kohë kur Christina po bënte një emër në industrinë e muzikës në vitin 2008. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2013, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori