Merita Halili tregon se vuan nga një sëmundje e pashërueshme
Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të mira dhe më të dashura për publikun shqiptar por qeë prej vitesh ka emigruar në SHBA dhe atje jep koncerte për shqiptarët në Amerikë.

Asnjë nuk e dinte, derisa Merita Halili pranoi ta thoshte vetë live se vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

E ftuar në Top Show Magazine Meritaka treguar se vuan nga sëmundja Lupus e cila prek sistemin imunitar.

"Po kurohem në Amerikë. Është sëmundje autoimune që mund t'i ndodhë çdokujt, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ne jemi rritur me diellin, por atje u shfaq. Ka të bëjë me çështje të sistemit imunitar. Nga dielli të krijohen njolla", u shpreh Merita.

Sëmundja Lupus është e pashërueshme dhe nuk dihet ende nga se shkaktohet. Dihet vetëm që sistemi imunitar kthehet në një shkatërrues të trupit duke dëmtuar edhe qelizat e shëndetshme. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori