E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Mentori flet për herë të parë për përplasjen me Fifin
I ftuar së fundmi në “Mirage”, artisti Mentor Haziri tregoi diçka më shumë rreth situatës së vitit të shkuar, ku në “Kënga Magjike 2018” artisti i surprizoi të gjitha duke e votuar këngën konkurruese të Fifit dhe MC Kreshës me vetëm 4 pikë.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit. Stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Nuk ka qenë këngë e keqe, e mirë ka qenë. Fatkeqësisht se di çfarë ndodhi aty edhe me Fifin edhe me Kreshën.” duke shtuar se Kresha pati probleme me kufjen e ndërsa Fifi “thjesht nuk ka qenë në momentet më të mira të mundshme atë natë, ka patur shumë herë, goxha stonatura”.

Më tutje, Mentori theksoi sërish se si këngë e ka vlerësuar por si performancë jo. Ju kujtojmë se në natën e dytë gjysmëfinale, MC Kresha u shfaq i tensionuar në prapaskenë pasi nuk kishte mundur dot të dëgjonte veten gjatë këndimit.

“Nuk kam dëgjuar asgjë. Kam kënduar me imagjinatë.” u dëgjua të shprehej reperi, përmes një videoje që qarkulloi atëherë në internet shkruan anabel.

Fifi ndërkohë, tejmase e emocionuar në performimin e një këngë që mundi të pëlqehej sapo u prezantua duket se humbi kontrollin në skenë. Asokohe, të shumta qenë komentet e fansave që e konsideruan performancën zhgënjyese.

Haziri ceku po ashtu edhe pjesën e vlerësimit në "Kënga Magjike" duke mos rënë dakord me përcaktimin e fituesit përmes pikëve të dhëna nga vetë artistët.

"Aty është një fenomen tjetër që e mundon artistin. Nuk mendoj se artisti duhet ta votojë artistin, duhet të ketë një juri."
Shtuar më 15/03/2019, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori