Menjëherë pas spektaklit në Kosovë, Miley Cyrus përfundon në klinikë psikiatrike (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus, dhuroi një spektakël të paharrueshëm në Kosovë.

Gjithçka ishte mëse në rregull teksa ajo performonte në skenë, por e papritura vjen pas mbërritjes në SHBA.

Sipas mediave amerikane, këngëtarja është drejtuar menjëherë në një klinikë psikiatrike. Ato raportojnë se kjo gjë është bërë për të përmirësuar gjendjen psikologjike të këngëtares dhe për ti shpëtuar martesën.

Po ashtu bëhet e ditur se këngëtarja dhe burri i saj Hemsworth kanë pasur shumë debate.

Një mik ka thënë:

Ata kanë pasur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të çmendur, këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin” dhe të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë.’’

Shtuar më 08/08/2019, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori