Mëngjese vere për Flori Mumajesin, pas kaq shumë muajsh "zgjohet nga gjumi" (FOTO LAJM)

Flori Mumajesi prej kohësh është larguar nga rrjetet sociale dhe thuajse nuk dihet asgjë për jetën e tij.

Pasi fitoi “Këngën Magjike” me këngën “Plas” ai u ‘zhduk’ dhe nuk ka publikuar as projekte të reja muzikore.

Mirëpo pas disa muajsh, miku i tij Klajdi Haruni e ka rikthyer këngëtarin në rrjetet sociale duke publikuar një foto ku shfaqet bashkë me Florin.

Mëngjese vere”, shkruan Klajdi mbi foton ku shfaqet me miqtë e tij më të mirë.

Ky postim me siguri i ka gëzuar shumë fansat e këngëtarit, të cilët herë pas here i komentojnë duke i treguar se u mungon.

Shtuar më 21/08/2019, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori