"Mendoj babain tim", Vikena Kamenica përlotet në emision
Mbrëmjen e djeshme emisioni Soiree me Jonida Shehun kishte në fokus muzikën e filmave shqiptarë në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Vikena Kamenica ka interpretuar këngën “Xhaketa e kuqe” e filmit “Udhëtim në Pranverë”, e cila ka treguar se kjo këngë i kujton gjithmonë babain e saj.

Vikena është përlotur gjatë emisionit teksa ka folur shumë e emocionuar për “Xhaketa e kuqe”, e cila mbart lidhjen babë e bijë.

“Unë për herë të parë e kam dëgjuar në filmin “Udhëtim në pranverë” kur kam qenë fëmijë. Duke qenë familje këngëtarësh, edhe prindërit e mi sa herë që fillonte ky filmi thoshnin ‘është kënga, prit se është momenti që do këndojë Liljana këtë këngë’.

Edhe pse i kishte notat e patetizmit, normalisht për shkak të kohës, edhe atëherë sistemi ishte i tillë në vetvete ajo këngë kishte atë dozën nostalgike të dashur që lidhesh ti direkt me babain. Do ta mbaj me vete baba xhaketën tënde. Sa herë që e diskutoj emocionohem. Gjëja e parë që mendoj është babai im padiskutim”, ka treguar e emocionuar Vikena Kamenica.

Ajo më pas ka interpretuar këngën “Xhaketa e kuqe” dhe pasi ka mbaruar është përlotur, sidomos pas fjalëve të kritikut të artit Josif Papagjon.
Shtuar më 12/12/2019, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori