Menaxheri i Kidës dhunon gazetarin
Një tjetër skandal ka dalë në dritë, pasi mësohet se menaxheri i këngëtares Kida ka dhunuar gazetarin e “Klan Kosova”, Vlorijan Halili.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Laprakë, ku grupi i xhirimit të “Klan Kosova” ishin vendosur për të mbuluar ceremoninë e Top Awards, raporton "Anabel".

Rreth orës 2 pas mesnate, gazetari është sulmuar fizikisht duke u qëlluar me grushta nga menaxheri i Kidës dhe i reperit Mozzik, Mehmet Elshani.

Shkak për këtë duket të ketë qenë një artikull i “Prive.al”, në të cilin shkruhej se prezantuesit e tapetit të kuq të “Top Awards”, nuk i njihnin artistët. Gazetari është goditur me grushta dhe shkelma nga menaxheri i artistes dhe nga një person tjetër, i quajtur Rinor Hykolli. I pranishëm në ngjarje ka qenë edhe reperi Getinjo. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2016, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori