Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Nuk do e pranojmë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku ka folur ndër të tjera për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Ai tha se me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira, teksa shtoi se një raport me 600 faqe është nisur kudo në botë.

Berisha shtoi se Rama “shkelmoi” Kodin Zgjedhor, teksa theksoi se zgjedhjet ishin te pabarabarta dhe se rezultati nuk do të pranohet kurrë.

“Raporti është 600 faqe. Është nisur në qendrat e specializuara që merren me zgjedhje të lira dhe do shpërndahet kudo në botë si dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar. Ato ishin zgjedhjet e para në të cilat për herë të para armiku i votës së shqiptarëve shpalli kinezëri kodin zgjedhor, asgjësoi cdo mbrojtje dhe garanci ligjore që ky kod u garanton pjesëmarrësve në garën elektorale, së bashkiu me Kodin Zgjedhor Rama shkelmoi parimet kushtetuese, ato të kartës së Kopenhagënit, të Kodit të Venecias dhe kushtetutës së vendit”, tha Berisha.


Shtuar 4.08.2023 19:54