Melanie Griffith nuk ka parë vajzën në “50 Hijet e Greit”
“50 hijet e Greit”, ku mori përmasa të jashtëzakondshme kudo në botë, ka sjellë edhe kritika të pritshme. Por aktorja kryesore ka vënë në siklet nënën e saj, e cila duket se nuk e ka parë aspak filmin.

Kjo gjë të paktën është shprehur publikisht për mediat rozë, të cilat ishin të interesuara në lidhje me marrëdhënien nënë-bijë. Nëna e Dakota Johnson, akoma nuk e ka parë filmin e së bijës “50 hijet e Greit”.

Melanie Griffith, e cila parakaloi në tapetin e kuq të Oscar së bashku me të bijën Dakota, kur u pyet rreth filmit është shprehur se nuk e kishte parë dhe se nuk kishte dëshirë ta shihte.

“Unë e di që Dakota është një aktore e mirë, ndaj s’kam nevojë që ta shoh filmin për ta mësuar sa e mirë është ajo”, tha Griffith. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2015, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori