Melania ka bërë ndërhyrje? Flet prerë Trump
Ditën e sotme gjatë një vizite në Karolinën e Jugut presidenti Trump i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me bashkëshorten e tij Melanian.

Si fillim presidenti është pyetur për gjendjen shëndetësore të së shoqes dhe më pas për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë.

Prit, Melania ka ndërhyrje?

Kohët e fundit nëpër medit e huaja po aludohet se zonja e parë e Amerikës ka bërë një lifting të fytyrës.

Ama askush nuk ka mundur ta vërtetojë këtë, ndaj edhe Trump ka mohuar që e shoqja të ketë bërë ndërhyrje shkruan anabel.

“Jo. Nëse do të kishte bërë do ta kishit marrë vesh. Diçka e tillë nuk mund të fshihet për një kohë të gjatë.”

Mesa duket presidenti nuk e ka fort me qejf kur diskutohet fytyra e bashkëshortes së tij. Tek e fundit çfarë do ta pengonte Melanian të pranonte se ka bërë ndërhyrje nëse vërtetë do të kishte bërë?
Shtuar më 26/06/2018, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori