Konkurenca mes këngëtareve është shumë e madhe, e ndërsa Mel C ka ndaluar vajzën e saj që të shohë
videot e Rihannas, pasi shfaqet shumë seksi. Sipas saj, Rihanna e ka tepruar duke shkuar përtej
kufijve.
Ajo ka shkuar deri në atë masë ekstreme, sa t’i ndalojë vajzës së saj 7-vjeçare
Scarlet, të shohë
videot e yllit të muzikës. "Vajza ime
Scarlet është një fanse e madhe e Rihannas, por unë nuk e lejoj t’i shohë
videot e saj.
Ato kanë përmbajtje shumë të madhe seksuale. E mbroj vajzën time nga këto shfaqje kur mundem, por ajo po rritet shpejt”, ka deklaruar Mel C për “The Mirror”.
40-vjeçarja akuzoi Rihannan dhe ndjekësit e saj se po e keq interpretojnë kuptimin e “fuqisë femërore”. “Mund të them se edhe ne bëmë diçka për të rritur fuqinë e femrës, por tashmë ka shkuar përtej
kufijve, përtej qëllimit.
E kuptoj që gjenerata e sotme është një brez tjetër, por nuk mendoj se kjo sjellje i forcon ata më tepër”, është shprehur ajo. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014,
ora 17:33