Meghan thyen sërish protokollin dhe i lë të gjithë me gojë hapur (VIDEO)
Meghan Markle shquhet për marrëdhenien e saj të komplikuar me protokollin.

Shpeshherë dukesha e Sussex ka thyer me vetëdije rregullat mbretërore dhe mesa duket edhe tani që është në pritje të fëmijës së saj të parë, nuk ka ndërmend të ndryshojë.

Meghan dhe Harry teksa kanë qenë duke vizituar një zonë të prekur nga thatësira prej dy vitesh por që më në fund ka rënë shi.

Pikërisht këtu ka qenë edhe gabimi i Meghan.

Pasi ka mbyllur vetë derën e makinës, ajo ka vendosur që të mbajë cadrën për bashkëshortin e saj.

Veprimi i saj është konsideruar si shumë modern ose një shenjë e dashurisë, por në të dyja rastet i thyen rregullat.

Dhe Meghan nuk do t'ja dijë shumë. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori