Meghan Markle mund të jetë sërish shtatzënë ose të paktën kështu po përflitet nga
fotot e fundit ekskluzive të publikuara nga e përjavshmja “Gente”. Në
fotot e shkrepura nga paparacët,
Meghan shfaqet me barkun e fryrë, e veshur me triko, pallto, kapuç, syze e maskë.
Thashethemet kanë nisur edhe nga fakti që kohët e fundit,
Meghan është shfaqur në intervista apo rrjete
sociale vetëm me fytyrë, pa treguar trupin.
Megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve për sa kohë vetë çifti ose ndonjë burim i afërt pranë tyre nuk konfirmon gjë mbi shtatzëninë.
Shtuar më 08/01/2021,
ora 10:49