Meghan Markle në hapat e princeshë Dianës
Është shtypi britanik dhe amerikan që flasin përkëtë, sidomos tani që aktorja ka braktisur totalisht “Suits”, serialin televiziv ku ishte protagoniste për shtatë sezone.

Meghan Markle ka vetëm pak muaj që është fejuar me princ Harryn, por ajo që tani i ka fituar zemrat e popullit anglez.

Princesha e ardhshme u fotografua në momentin kur një fans i familjes mbretërore i puth dorën pasi ajo e zgjati për të përshëndetur. Këtë gjest për herë të fundit e kishte bërë prineshë Diana 23 vite më parë.

Princeshë Diana ishte e famshme për humanizmin e saj dhe gjithmonë i zgjaste dorën admiruesve ndërkohë që shkëmbete fjalë me ta. Ky veprim po vihet re edhe bashkëshortja e ardhshme e princ Harryt, duke e bërë Markle një personazh akoma më të dashur për britanikët për shkak të ngjashmërisë me princeshë Dianën.

Sigurisht që edhe princ Harry e ka vënë re këtë gjë dhe në një intervistë televizive, ai ka thënë se e fejuara dhe mamaja e tij e ndjerë do të shkonin shumë mirë bashkë. Kur Meghan i fërkonte duart e ftohta admiruesve ndërkohë që fliste me ta, menjëherë mediat britanike bënë krahasimim me princeshë Dianën e cila i mbante duart të sëmurëve me HIV në spital. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori