Meghan Markle-in do ta shoqërojë e ëma ditën e dasmës
Po flitet që Meghan Markle do që ta shoqërojë e ëma, Doria Ragland, në altar, ditën e dasmës me princ Harry-n, në maj. Një burim pranë çiftit ka thënë që “Unë kam dëgjuar që Meghan do që ta shoqërojë e ëma në altar, çfarë do ishte bukur.”

Edhe pse nuk është konfirmuar nëse Markle do të shoqërohet nga e ëma dhe jo nga i ati, Thomas Markle, kjo do të ishte një thyerje e traditës mbretërore. Kate Middleton u shoqërua nga i ati, Michael, kur u martua në vitin 2011 dhe e njëjta gjë ka ndodhur dhe më parë.

Megjithatë, Harry dhe Meghan po i ndryshojnë gjërat. “Edhe pse ata do i kenë gjithmonë parasysh traditat dhe pikëpamjet e më të vjetërve, ajo ditë është dita e tyre dhe e asaj që ata do duan të bëjnë. Dita e dasmës mund të ketë disa surpriza. Mos prisni një dasmë mbretërore me shumë njerëz. Ata duan të përfshijnë miqtë dhe familjet sa më shumë gjatë asaj dite. Historia e tyre duket shumë moderne dhe unë mendoj që është diçka që kushdo në Kensington Palace ndihet i emocionuar”, ka thënë një burim i brendshëm nga pallati.

Prince Harry ka kaluar kohë deri tani me mamanë e Markle, përfshirë dhe praninë e saj dhe të Marke në një aktivitet publik. Ajo është “fantastike” ka thënë princi gjatë intervistës së parë me Markle. Harry gjithashtu zbuloi që ai vetëm sa ka folur me babanë e Meghan disa herë dhe duhet ta takojë atë.

Thomas Markle, megjithatë, ka shprehu interes për ta shoqëruar të bijën. Në dhjetor, ai ka thënë që “do kishte dëshirë” të ishte në krahë të së bijës.

Meghan është rritur nga të dy prindërit, por ata u ndanë kur ajo ishte 6 vjeçe. Pas ndarjes, ajo ka jetuar me të ëmën. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori