Meghan Markle guxon edhe njëherë, thyen rregullat mbretërore
Meghan dhe Harry sapo janë kthyer nga muaji i tyre i mjaltit, për të bërë daljen e parë publike pas këtyre pushimeve.

Ditën e sotme Dukesha e Sussex- it është shfaqur në publik, e veshur me një fustan ngjyrë pudër i cili i tregonte më së miri hiret femërore dhe mbi të gjitha nxirjen e plazhit.

Ne na ngelën sytë tek Meghan, ama duket se kjo e fundit me një pamje të tillë ka thyer sërish rregullat e protokollit mbretëror.

Këtë look Meghan e ka zgjedhur enkas për festimet e ditelindjes së Mbretëreshës Elisabeth, të cilat mbahen pikërisht sot.

Pavarësisht të gjithave “gabimi” i Meghan duket se është diçka që mezi kishim pritur. E përse t’i fshehë dukesha shpatullat nën fustan kur duken më seksi jashtë tij?!
Shtuar më 09/06/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori