Meghan Markle braktiset vetëm 4 ditë para dasmës
Pëlqej
Meghan Markle dhe princi Harry do të martohen pas katër ditësh dhe ai që ka çuditur të gjithë është luhatja e babit të Markle, i cili edhe njëherë e la në baltë të bijën.

Edhe ‘Kensington Palace’ ka bërë një deklaratë lidhur me çështjen:

“Ky është një moment personal për Markle në ditët e para të martesës së saj”, tha një zëdhënës në një deklaratë, të hënën. “Ajo dhe Princi Harry kërkojnë përsëri mirëkuptimin dhe respektin për të përkrahur Markle në këto situatë të vështirë”.

Por burime për “Us Weekly”, u shprehën se nusja e ardhshme është e mërzitur dhe e shqetësuar nga gjithë këto situata.

“Ajo nuk do të lejojë asgjë që të shkatërrojë ditën e saj dhe po përpiqet të fokusohet te fundjava”, u shpreh burimi.
Shtuar më 15/05/2018, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori