“Meghan do të përfundojë si Diana”, aktori mbron publikisht dukeshën
Pëlqej
George Clooney ka dalë publikisht në mbrojtje të dukeshës së Sussex, Meghan Markle, e cila sipas tij ngacmohet shumë nga mediat britanike në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur me princesh Dianën në të kaluarën.

“Është një femër 7 muajshe shtatzënë dhe persekutohet e ndiqet nga pas kudo, flitet gjithmonë për jetën e saj dhe për të kaluarën e saj. Historia përsëritet dhe të gjithë e dimë si përfundoi ajo e Dianës”- ka thënë aktori i njohur për revistën amerikane Who.

Kujtojmë që pak ditë më parë Daily Mail publikoi një letër e shkruar me dorë nga Meghan për babanë e saj. Në letër shkruhej se dukesha ndihej shumë keq pas intervistës së babait të saj në mediat britanike dhe për sulmet e tij të shpeshta.

George Clooney si një mik i afërt i Harry-it dhe bashkëshortes së tij i ka dalë në mbrojtje.
Shtuar më 12/02/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori